HISTORIA

Jupiter Group  »  HISTORIA

JUPITER GROUP

Jupiter  Group   është  njëri  nga  grupet  lider që  ofron shërbime dhe  produkte  në  fushën  e  teknologjisë  së  informacionit,  të  sistemeve  smart  dhe  survejimit,  të  pajisjeve  të  zyrës, të  edukumit dhe konsulencës, të shërbimeve e-marketing, reklamave, printimeve, shtyshkrimeve,  si edhe  botimeve  dhe  publikimeve.

Jupiter  Group eshte themeluar ne vitin e largët 2003, me emrin e parë Jupiter Computer Systems , ku tashmë kjo  është  njëra nga kompanitë e grupit. Fillimisht e nisi aktivitetin në një dyqan me siperfaqe 40 m2 dhe staf prej 3 punonjesish. Aktualisht numri i punonjësve ka arritur në 30, ndërsa ambjentet e punës kane arritur në një siperfaqe prej  1800m2, ku përfshihen  zyra,  showroome, ambiente  edukimi  dhe trajnimi, si dhe magazinimi.

Gjatë  vitin  2013  grupi  ka  shtrirë  aktivitetin  në  kosovë,  dhe  që  prej  vitit 2020  jemi  prezent  në  Maqedoni.

Duke rekrutuar dhe frymëzuar një staf shumë të talentuar dhe përkushtuar, duke investuar vazhdimisht në teknologjitë më të fundit, ne kemi arritur të bëhemi njëra nga kompanitë më të mëdha në fushën e e-marketingut, produkteve promocionale, reklamave, grafikës si dhe shtypshkrimeve.

Spektri i klientëve tanë përfshin nga klientët fundorë, duke vazhduar me bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, administrata publike, organizata jo-qeveritare, etj.